Numri i të burgosurve/ Shqipëria e para në Ballkan, e katërta në Europë

  • 4 years ago
Një raport i Agjencisë Evropiane të Statistikave, mbërrin në përfundimin se Shqipëria ka një numër rekord personash të burgosur, krahasuar me vendet e Ballkanin Perëndimor.


Për 100.000 banorë Shqipëria ka 197 të burgosur.

Kjo statistikë e rendit Shqipërinë në vendin e katër për numrin e personave të burgosur pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Duke krahasuar shifrat Eurostat mbërrin në përfundimin se Serbia për 100 mijë banorë ka 153 të burgosur, Maqedonia e Veriut me 146 , ndërsa Kosova 90 të burgosur për 100 mijë banorë.

Vendet fqinje me Shqipërinë Italia dhe Greqia, kanë 97 dhe 93 të burgosur për 100 mijë banorë.

Ndërsa në Bashkimin Europian thotë Eurostat numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore është 116.

Tre vende të BE e më konkretisht Franca, Austria dhe Gjermania, kanë një numër më të ulët të burgosurve në raport me popullsinë 103, 100 dhe 79 të burgosur.

Islanda mban rekordin me numrin më të ulët, të personave në burgje 38 për çdo 100 mijë banorë pasuar nga Finlanda, Suedia dhe Danimarka.

TABELË

Numri të burgosurve për 100.000 banorë

Shqipëria ? 197 të burgosur

Serbi 153 ? të burgosur

Maqedonia e Veriut -146 të burgosur

Kosova ? 90 të burgosur

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Eurostat#Europe#TopChannel