Sërish ndotje ajri në Kosovë/ IKSHP: Merrni masa, ka pasoja shëndetësore

  • 4 years ago
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka dhënë alarmin lidhur me problemet shëndetësore që mund të kenë qytetarët për shkak të ndotjes së ajrit.


IKSHP theksoi se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në një smog ku praktikisht janë ajri i ndotur dhe aerosolet që përbëjnë kërcënim për shëndetin.

?Vlerat e grimcave PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi ato normale. Efektet afatshkurta të ndotjes prej tyre, sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me asem bronkiale, bronshite kronike, sëmundje obstruktive të mushkërive tek moshat e thyera, rritjen e rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare e duke përbëjnë rrezik edhe për kancer, për shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së vdekshmërisë?, thuhet në njoftim.

Si burimet kryesore të ndotjes aty identifikohen ndër të tjera termocentralet elektrike, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve djegia e mbeturinave, apo edhe mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme të gjelbra. Për ti bërë ballë situatës, Instituti propozon disa masa, të cilat nisin me hartimin urgjent të një një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet; apo adoptimin e legjislacionit për cilësinë e ajrit në përputhje me direktivat e BE-së dhe standardet e OBSH; ndërsa këshillon të hiqen dorë nga përdorimi i makinave të vjetra, të shtohen sipërfaqet e gjelbra në zonat urbane, të reduktohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzëna.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#IKSHP#TopChannel