Ora News - Merrni masa për të dielën, trafiku në qendër do jetë i bllokuar për Maratonën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të dielën 2500 vrapues do të pushtojnë Tiranën. Për të tretin vit në kryeqytet do të zhvillohet gjysmë- maratona ku pjesëmarrësit kanë mbërritur nga 40 vende të botës. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka ftuar që në këtë ditë të shmanget sa më shumë udhëtimi me automjete, për shkak dhe të kufizimit të qarkullimit.

Këtë të dielë 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme do të marrin pjesë në gjysmë-maratonën e Tiranës.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me vullnetarët dhe organizatorët e aktivitetit për të koordinuar organizimin.

Veliaj: Është një ballafaqim i jashtëzakonshëm i qytetit me botën, një shans fantastik që ne të prodhojmë një kartolinë të Tiranës. Me këtë kam parasysh sjelljen njerëzore, pra vullnetarët do të duhet të jenë në krye të detyrës, entuziastë për të ndihmuar njerëzit, vrapuesit ose për të ndihmuar të tjerët.

Kryebashkiaku deklaroi se tashmë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e maratonës, por dhe për tu shërbyer pjesëmarrësve.

Veliaj: Do të kemi 7 stacione, ku jo vetëm do të shërbehet ujë, por edhe do të ketë muzikë për të inkurajuar vrapuesit. Besoj se do të kemi një maratonë shumë të qetë dhe të rregullt. Kemi marrë të gjitha masat, të gjithë punëtorët e qytetit, ndërmarrjet tona janë duke u kujdesur për të pastruar qytetin, për të mbjellë lule, për t?u siguruar që pistat tek liqeni kanë përfunduar.

Kryebashkiaku ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të Tiranës, duke i ftuar që për një ditë të heqin dorë nga automjetet.

Veliaj: Për të gjithë qytetarët kemi disa porosi: Së pari, që trafiku në zonën qendrore të Tiranës gjatë maratonës, pra duke filluar nga herët në mëngjes duke gdhirë dhe deri pasi të ketë kaluar finishin maratonomaku i fundit, trafiku do të devijohet. Pra, do të kemi një qytet pa makina. Kështu që, edhe ai që nuk do të vrapojë maratonën do të ketë oksigjen gjatë gjithë ditës, si kurrë më parë

Për herë të parë, kurora e ullirit për fituesit do të vijë nga vendi i origjinës së Maratonës, 40 km nga Athina.

Gara që do të mbahet me datë 7 tetor do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21,0975 km), Tirana 10K dhe ?We too?: kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/merni-masa-te-dielen-trafiku-ne-qender-do-jete-i-bllokuar-maratonen

Recommended