Paralajmërimi i BE-së për vizat/ Meta: Kambanë alarmi! Jam i shqetësuar, merrni masa urgjente
  • 5 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së djeshme të komisarit të BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos, i cili paralajmëroi se Bashkimi Europian do të marrë masa nëse do të rriten hyrjet legale për azil në vendet e unionit. Kreu i shtetit e cilëson deklaratën si kambanë alarmi dhe kërkon që të merren masa urgjente për të mos lejuar rikthimin e vizave për shqiptarët.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë. U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Recommended