Report TV - 8 Dhjetori/ Anuloi tubimin, Meta mesazh të rinjve: Merrni në dorë fatet e atdheut
  • 4 years ago
TIRANE- 8 Dhjetorin, ditën e Rinisë e kishte parashikuar si ditën kur do të zbriste në shesh për të kërkuar një Referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës, por tërmeti i 26 Nëntori përveç të tjerave ka ndryshuar edhe anxhendën politike të presidentit Ilir Meta.

Pak ditë më parë ai anuloi këtë tubim për një datë tjetër të papërcaktuar, ndërsa sot e ka nisur ditën me një mesazh për të gjithë të rinjtë që janë angazhuar vullnetarisht përgjatë këtyre ditëve për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai thotë se ashtu si 29 vite më parë (sjell në vëmendje lëvizjen e Azem Hajdarit dhe studentëve të dhjetorit 1990), të rinjtë dhe të rejat të marrin në dorë fatet e atdheut për ta udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një ardhmje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë.

Me mijëra të reja e të rinj shqiptarë, të organizuar vullnetarisht brenda e jashtë vendit që në momentet e para të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, po udhëheqin kauzën e solidaritetit për banorët e prekur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore e pabesë që goditi vendin.

Përpjekjet e tyre të palodhura për mbledhjen e ndihmave materiale, fondeve dhe shërbimeve që po i ofrojnë komunitetit ditë-natë, janë sa emocionuese, po aq frymëzuese, dhe shembulli më konkret i Shqipërisë njerëzore për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë. Ndaj sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit.
Recommended