Kryemadhi: Merrni fatin tuaj në dorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së Korçë, Monika Kryemadhi tha se protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm e opozitës. 16 shkurti është protestë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Dhe unë jam e bindur që më 16 shkurt pjesa më e madhe e protestuesve do të jenë socialistët e ndershëm. Do të jenë socialistët e ndershëm të cilët nuk e gjejnë veten të përfshirë në të gjithë këtë zullum të Edi Ramës, por duan që t?i kthehet identiteti dhe integriteti i tyre. Prandaj më 16 shkurt nuk janë vetëm banorët e Unazës së Re, të cilët duan t?i prishin shtëpitë e tyre që kanë 27 vjet që paguajnë taksa qeverisë shqiptare. Edhe pse qeveria shqiptare nuk ua ka legalizuar për 27 vjet shtëpitë e tyre, ata kanë 27 vjet që paguajnë taksat: dritat, ujin, taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, taksë arsimi. Sepse janë qytetarë të Tiranës dhe në këtë moment shtëpitë e tyre janë të legalizuara. Kryemadhi tha se opozita do të kërkojë largimin e Ramës si koka e krimit të organizuar, si përfaqësues i krimit të organizuar në Shqipëri për tu krijuar shqiptarëve ambientin për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shqiptarët do të kenë një qeveri që nuk ka rëndësi se emër të kujt ka, por një qeveri që iu garanton atyre barazi, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, kudo në shoqëri. Sepse vetëm kjo do të krijojë mundësinë për tu zhvilluar më shumë. Ne kemi nevojë që të rinjtë të kthehen në Shqipëri, sepse vetëm ata mund ta bëjnë Shqipërinë. Ne kemi nevojë për të rinjtë shqiptarë që me shpresat dhe me dëshirën e tyre për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, të ndërtojmë Shqipërisë si një vend evropian. Hapja e negociatave është e vetmja mundësi për ti krijuar politikës shqiptare, kornizat që ajo mos t?i thyejë më. Sepse sot kjo klasë politike të cilën e ka grabitur Edi Rama qeverinë dhe parlamentin, nuk mund të ketë të ardhme duke vazhduar dhe duke qenë fasadë e një krimineli, i cili e ka kthyer Shqipërinë në shërbim të bandave. Drejtuesja e LSI i kërkoi shqiptarëve të marrin fatin e tyre në dorë më 16 shkurt dhe të rrëzojnë Ramën nga pushteti. Të gjithë me 16 Shkurt për t?i thënë kësaj kaste që ne nuk pranojmë dhunimin tonë. Për të gjithë ato nëna të veshura me të zeza, të cilat nuk gjejnë dot fëmijëve të tyre, që i kanë zhdukur fëmijët e tyre krimi i organizuar apo trafiku i drogës të jenë atje për t?i dhënë dërrmën dhe për të treguar se fundi i këtij kryekrimineli që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët që ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve i erdhi fundi dhe duhet të largohet. Për ta bërë mësim këtë shembull, jo vetëm për këtë, por për çdo politikan, për çdo Kryeministër, për çdo parti politike që do të vijë në pushtet, kush kërkon të grabisë të ardhmen e shqiptarëve do të ketë fundin më të tmerrshëm që ka pasur çdo diktator. Sot shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë. Fatet e shqiptarëve nuk mund ti mbajë në dorë politik...

Recommended