Basha: Më 16 shkurt merrni fatin në duar, të përzëmë hajdutin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat deklaroi nga Burreli se tashmë është momenti që të gjithë qytetarët të marrin në dorë fatin e vendit.Në kuadër të turit të takimeve që po zhvillon në zona të ndryshme të vendit në lidhje me protestën e 16 shkurtit, Basha theksoi se e gjithë Shqipëria është goditur nga kriza ekonomike.Sipas Bashës, taksat e larta dhe aferat korruptive të qeverisë ua kanë bërë jetën të vështirë të gjithë shqiptarëve.?Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza ekonomike. E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë. Arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin. Fati juaj është në dorën tënde. Janë kapur duke vjedhur biznesin, studentët, minatorët, naftëtarët, shëndetësinë, votat siç e tregoi edhe VOA dhe këta po ju heqin bukën e gojës për të mbushur xhepat e tyre dhe kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punojnë. Këta kanë dalë lakuriq para syve të botës sepse janë kapur duke vjedhur. Nisën të prishën shtëpitë në Tiranë ku kishte edhe Matianë. Sepse donte të merrte lek kompania DH Albania që nuk eksiston fare, 18 milionë euro. Të njëjtës kompani OST do t?i jepte 12 milionë euro. Teatrin në Tiranë do ta prishnin për 200 milionë euro dhe pastaj VOA nxori se si vidhnin votat me Gjushin dhe Avdylajt. Me paratë që kanë vjedhur nga ju, kanë blerë karriket. Në Mat nuk është bërë asnjë rrugë.?Sipas kreut demokrat 16 shkurti do të jetë fundi I qeverisë.?Më 16 shkurt do të bëjmë atë që bën çdo popull. Çdo popull në Europë i përzen hajdutët.?

Recommended