Kryemadhi: Legalizimi i kanabisit, skandali i radhës i Ramës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka konsideruar propozimin për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore, skandalin e radhës të Ramës. Sipas saj, ai kërkon të largojë vëmendjen e shqiptarëve nga varfëria. Pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, Kryemadhi tha se në mbledhje u diskutua edhe për platformën që do të zgjidhte situatën e vështirë të krijuar gjatë kësaj kohe pandemie.?Rama është një kryemashtrues qesharak. Kjo e vendosi në një pozicion të vështirë edhe ambasadorin e BE. Ky është një moment për të larguar vëmendjen nga varfëria. Ligji është legalizim i grupeve kriminale dhe të varfërin për të vrarë, të mesmin për ta bërë të varfër dhe për të shkatërruar çdo ditë ekonominë shqiptare. Legalizimi i kanabisit është një nga skandalet e radhës dhe shashkat e radhës që hedh Rama, sepse nuk do që shqiptarët të diskutojnë për varfërinë.?
Recommended