Ora News - Marrëveshja e detit me Greqinë, Kryemadhi: Mund të jetë loja e radhës e Ramës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, duke folur për një marrëveshje për detin midis Shqipërisë dhe Greqisë theksoi se ajo mund të jetë një lojë politike e kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi: Dje e dëgjuam dhe na erdhi si vetëtimë në qiell të pastër. Bushati foli në komision për çështjen çame dhe jo për detin. Mendoj se kjo është përsëri një lojë e radhës së zt.Rama.

Në mendoj që kjo mund të jetë një lojë e radhës që Rama bën me fqinjët duke pasur parasysh manjilitetin e tij, që ai mund ta bëjë këtë për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri, nga dështimi praktikisht që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku çështja e një ekstradimi ku ministrja e Drejtësisë dhe kryeprokurorja më së paku duhet të ishin të tërhequra. E gjitha kjo mund të jetë një lojë për të krijuar një lloj histerie patriotike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marreveshja-e-detit-me-greqine-kryemadhi-mund-te-jete-loja-e-radhes-e-rames
Recommended