Kryemadhi-Ramës: Do ikësh si “kufomë” politike - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përdori gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Rama në një dalje për mediat.Duke iu përgjigjur ironisë së kryeministrit në lidhje me doktoraturën e saj, Kryemadhi tha nga selia e LSI se Ramës po I vjen fundi dhe se ai do të iki si kufomë politike.?Dhe tani po të them diçka si Monikë. Kur hyre në politikë je fshehur pas emrit tim si një hije e errët, vazhdon të fshihesh pas emrit tim po prapë si një hije e errët, por do ikësh si kufomë politike, po prapë pas emrit tim si një hije e errët.?Sipas Kryemadhit kjo mazhorancë përfaqëson krimin. Ajo paralajmëroi bërjen publike të disa dokumentave që e përfshinë kreun e qeverisë në një evazion fiskal, sipas saj, të një kompanie nafte me vlerë deri në 60 mln euro në vit.Drejtuesja e LSI, shtoi se pretë me padurim formimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, organ që sipas Kryemadhit, hetimin e parë do ta bëjë ndaj Ramës për aferën korruptive tek Unaza e Re.?Dhe po të them, tashmë që u ngritën institucionet e Drejtësisë, që mundohesh ti kapësh, do të ngrihet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit, të cilat i pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, se nuk është kjo më korruptivja, por ke edhe të tjera. Aferën tënde të fundit se si në xhepin tënd ke future 30 milion euro në një ditë, 18 milion euro të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Mulajt, 12 milion euro prapë në emrin e Bashkim Mulajt me OST-në dhe po të them që do të ketë prapë e prapë të tjera dokumente se si ti bën evazion fiskal vetëm në një kompani nafte 60 milion euro, në 6 vjet kryeministër 360 milion euro dhe ja ku i ke ato para, të cilat ti jo vetëm jo vetëm 5% të buxhetit, por dhe 10% të buxhetit ti mund t?ua japësh studentëve shqiptarë.?
Recommended