Kryemadhi: Protesta e studentëve politike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të LRI-së së Fierit. Gjatë fjalës së saj në këtë takim Kryemadhi u ndal te protesta studentore, për të cilat tha se kjo protestë nuk është partiake, por është protestë politike, e cila në thelb të saj ka kërkesat ekonomike, sepse çdo shqiptar pa dallim bindjesh politike ka probleme financiare. Kryemadhi tha se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë së bashku me studentët, pasi Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila u shërben qyetarëve të saj dhe nuk i vjedh ata. Kryetarja e LSI-së tha se do të mjaftonte vetëm vlera e koncesionit që qeveria miratoi në heshtje në natën e 31 dhjetorit, për të përgjysmuar tarifat e studentëve.Kryemadhi shtoi se jetesa për familjetg e varfera dhe ato të mesme po vështirësohet nga dita në ditë pasi janë rritur taksat lokale, është rritur çmimi i ujit, janë rritur taksat e mjedisit, taksat e rrugëve etj etj dhe ndërkohë pagat sipas drejtueses së LSI, nuk janë rritur fare, ndërsa ekonomia nuk po zhvillohet.

Recommended