Tension në protestën e studentëve, largohet me forcë Jani Marka - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Protesta e studentëve është shoqërtuar me tension dhe përplasje në ditën e gjashtë të saj.Gjatë momentit të fjalimeve të mbajtura ata nuk kanë lejuar që të flasë një pedagogë.Studentët janë përplasur me pedagogun Jani Marka duke e përjashtuar atë nga protesta.Pedagogu Jani Marka është pjesë e ?Lëvizjes për Universitetin?.Pedagogu Jani Marka ka deklaruar se Forumet Politike po përpiqen që të përçajnë protestën e studentëve.Pas dëbimit me forcë nga protesta, pedagogu I shkencave u shpreh para mediave se po ushtrohet dhunë e vazhdueshme ndaj protestës nga forumet politike.Ai tha se Lëvizja për Universitetin nuk është lëvizje partiake dhe se do t?i demaskojë të gjitha forumet politike që po përpien të zbehin atë që për një moment ngjalli shpresë tek shqiptarët.?Po ushtrohet dhunë e vazhdueshme ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. Unë kam protestuar kundër Veliajt, ndërsa na akuzojnë se jemi vegël e tij. Unë jam dhunuar dhe dola të flas atje kundër dhunës. Na akuzojnë për përçarje, por do ta merrni vesh ku janë. Forumet partiake po përçajnë protestën, por ne do i demaskojmë. Janë këtu forumet e tyre, partitë. Pse nuk më lanë të flisja, çfarë kam bërë, çfarë kam bërë unë, çfarë dëmi i kam sjellë që zbohem. Do të flisja për problemet e universitetit. Ne nuk jemi parti. Kemi katër vite si lëvizje për Universitetin, kemi qëllim vetëm universitetin?
Recommended