Nxënësit masivizojnë protestën e studentëve në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Korçë ka vazhduar për të disatën ditë rradhazi.Pavarësisht teperaturave të cilat janë ulur ndjeshëm, protestuesit kanë vazhduar të ecin në bulevardin kryesor të qytetit ndërsa kanë bllokuar për thuajse një orë qëndrën e qytetit juglindor.Pasi janë mbledhur fillimisht para universitetit të Korçës, ata kanë marshuar përgjatë bulevardit ?Republika? dhe më tej kanë qëndruar së bashku në sheshin para Katedrales për thuajse një orëduke ripërsëritur kërkesat e tyre.Ndryshe nga ditët e tjera numri i protestuesve është shumëfishuar ndërkohë që mësohet se organizatorët e protestës kanë ngulmuar që me ta të bashkoheshin edhe gjimnazistët.Burime të rezervuara bënë me dije se prej mëngjesit të së enjtes protestuesit kanë bllokuar dyert e gjimnazeve duke kërkuar që nxënësit të mos hynin në mësim dhe të bashkoheshin me ta.Pasi protestuan në qendër ata vazhduan më tej itinerarin e tyre përgjatë bulevardit ?Gjergj Kastrioti? për tu rikthyer në universitet ku vazhdojnë protestën deri në mesditë.

Recommended