Meta: Problemi i studentëve zgjidhet vetëm me dialog - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Meta ka deklaruar se është shpërdoruar mjaft kohë nga palët për çështjen e Arsimit të Lartë. Nga Korça, ku mori pjesë në simpoziumin e organizuar nga Universiteti ?Fan S.Noli? për autorin Sterjo Spase, Meta deklaroi se në lidhje me çështjen e arsimit do të mbështesë çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv.Ai tha se problem I studentëve mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe jo provokime. ?Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji, patjeter e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë probleme të Arsimit të Lartë dhe të studentëve në mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim. Problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus dhe përmes një bashkpunimi të besushëm dhe konstruktiv.?Meta u ndal më tej edhe tek protesta e emigrantëve që është planifikuar të mbahet më datë 28 dhjetor por që është refuzuar dhënia e lejës nga policia.?Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojne brenda oborrit të Presidencës?
Recommended