Shkozet, zgjidhet problemi i trafikut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbikalimi i Shkozetit do të jetë tërësisht i përfunduar brenda muajit mars. Firma zbatuese e punimeve ka bere te mundur hapjen e mbikalimit për qarkullimin e automjeteve dhe po merret me asfaltimin e akseve nën këtë nyje që lidh zonën e shkozetit me autostradën Durrës - Tiranë si dhe rrugën nacionale Durrës -Rrogozhinë. Pranë rrethrrotullimit disa banorë janë ankuar tek ministri Haxhinasto, se ky investim ka bërë që të shkaktohen përmbytje në banesat e tyre. Mbikalimi i Shkozetit është pjesë e investimit që parashikon ndërtimin e trasesë rrugore me gjatësi 7.5 km nga mbikalimi pranë autostradës Durrës - Tiranë deri në zonën e Plepave. Projekti kap vlerën e 13 milion eurove. Përfundimi i këtij investimi zgjidh përfundimisht problemin e trafikut, sidomos të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe qarkullimin e lehtësuar të këtyre mjeteve drejt parkut industrial në Porto Romano.
Recommended