Wake Up/ Si na mbikëqyrin nëpërmjet të dhënave biometrike

  • 4 years ago
Edhe pse ne i referohemi zakonisht pasaportave si një formë identifikimi, ajo që bëjnë ato është në fakt verifikimi. Tradicionalisht, nëse pasaporta dhe personi përputhen, ju lejoheni të kaloni kufirin. Nëse nuk ndodh, merreni në pyetje, zakonisht në një dhomë gjysmë të ndriçuar. Problemi nuk është kush jeni ju vetë, por mospërputhja me informacionet që përmban pasaporta tuaj. Identifikimi, të paktën kur kryhet nga shteti, është diçka që ndodh diku tjetër, në bazë të të dhënave të mëdha në zyrat qeveritare. Pra është krijimi i një identiteti.
Në kontekstin modern, kjo nënkupton përputhjen e të dhënave biometrike të një individi, me një profil digjital që mund të përfshijë të dhëna mbi sjelljen, reputacionin dhe statusin social, përfshirë informacionin e mbledhur nga mediat sociale. Kjo zhvendosje, nga verifikimi tek identifikimi, mund të duket delikat, dhe një aspekt në dukje teknologjik. Por ai mbart rreziqe të mëdha personale. Pse? (Sot, kur një agjent kufitar nuk verifikon vetëm të dhënat tuaja, por merr edhe materialin tuaj identifikues. Qeveritë bëjnë tashmë zakonisht ?vlerësime të rrezikut?, duke i përmendur ata si terroristë të mundshëm ose si emigrantë ilegalë.
Kjo është një praktikë shqetësuese në vetvete. Por kur raca apo feja luajnë një rol në hartimin e një profili të rrezikut, atëherë situata rrezikon shumë e rrezikshme për ju. Për shkak se algoritmet e lidhura me të dhënat personale janë të automatizuara, ato mund të bëjnë lidhje që hetuesit as që i kanë kërkuar. Një analizë e fundit e Comparitech, tregon se vendet ku mbikëqyrja është më e përhapur janë: Kina, Malajzia, Pakistani, SHBA-ja, India, Indonezia, Filipinet e Tajvani. Comparitech realizoi një analizë të hollësishme të mbledhjes, ruajtjes dhe përdorimit të dhënave biometrike në 50 vende bote. Disa nga rezultatet kryesore ishin:
- Shumë vende mbledhin të dhëna biometrike mbi udhëtarët, shpesh nëpërmjet vizave dhe kontrolleve në aeroporte.
- Secili prej 50 vendeve të analizuara i përdor të dhënat biometrike për llogaritë bankare, për shembull gjurmët digjitale për të pasur akses tek aplikacionet apo për të konfirmuar identitetin brenda vetë bankës.
- Pavarësisht se shumë vende i cilësojnë të dhënat biometrike të ndjeshme, rritja e tyre është pranuar gjerësisht.
- Videokamerat për njohjen e fytyrës përdoren në shumë vende ose janë në fazë prove.
Po në Shqipëri, cilët mund të jenë rreziqet nga keqpërdorimi i të dhënave tona biometrike?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel