Wake Up/ Turistët e huaj zgjedhin Pukën, si parajsën e fshehur të aventurës
  • 4 years ago
Më shumë se kurrë dhe për shkak të situatës së pandemisë dhe mos hapjes së kufijve është kjo mundësia më e mirë për të njohur dhe eksploruar vendin tonë. Sot ishim në Pukë, i cili është shndërruar në një destinacion të ri turistik malor, ndaj nëse jeni në kërkim të vendeve të veçanta të mbushura me adrenalinë dhe aventurë, Puka është gjithmonë një surprizë. Rrethinat saj, gjithnjë e më shumë po marrin vëmendjen dhe po thërrasin turistë të shumtë. Vizitorë vendas dhe të huaj e pëlqejnë qytetin verior jo vetëm për shkak të klimës së pastër, gjelbërimit, por edhe për atraksionet natyrore. Mirjana Pashkaj, specialiste për Zhvillimin e Turizmit, na zbuloi sot pikat turistike të Pukës. "Jan turistët e huaj që e etiketojnë Pukën si parajsën e fshehur të Veriut përsa i përket turizmit të aventurës. Vitet e fundit kanë filluar të njihen vlerat turistike të Pukës edhe nga vetë shqiptarët, sepse duet thënë se ishin të huaj të parët që erdhën si turistë në Pukë "- tha ajo.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended