Ora News - Aktivitete sportive për turistët në jug edhe jashtë verës, Ministrat në Pikën e Aventurës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vijim të punës mbi zhvillimin dhe pilotimin e modeleve të turizmit të qëndrueshëm këtë të fundjavë u bë një vizitë në Pikën e Aventurës në Jalë.

Pika e ngritur me mbështetjen e pjesshme të GIZ Shqipëri, synon tu ofrojë vizitorëve vendas e të huaj mundësinë e përfshirjes në aktivitete sportive si ngjitje në mal, Jeep Safari, kajak, zhytje, stand-up paddle, mountain biking etj, edhe përtej sezonit investiv të verës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, njëkohësisht deputet i zonës tha se synohet zgjatja e periudhës së sezonit turistik në vend.

Gjiknuri: Që turizmi në jugun e Shqipërisë të jetë një paketë e diversifikuar, pra jo vetëm plazh por të ketë sporte të kombinuara dhe me bukuri të tjera të natyrës. Qëllimi është që të zgjatet sezoni turistik, të vijnë njerëz që i pëlqejnë këto sporte, të vijnë të huaj të cilët nuk duan vetëm bregdetin shqiptar, por duan të kenë një paketë më të diversifikuar. Unë kam kënaqësi që e mbështes këtë iniciativë dhe jami bindur që kjo do të shtrihet në shumë pika të tjera të zonës.

Në vlerësimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, sfida është që tanimë turizmi të shihet si një ekonomi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aktivitete-sportive-turistet-ne-jug-edhe-jashte-veres-ministrat-ne-piken-e-aventures

Recommended