Si te pasurohemi nepermjet burses (10 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Më parë investimi në bursat e famshme të New York, Tokios apo të Franfurt ishte privilegj vetëm për njerëzit e pasur, por tani me hyrjen e internetit njerëzit mund të investojnë në bursa ndëkombëtare pa asnjë hezitim. Mjafton vetëm pak guxim dhe njohuri. Ideja e investimit në bursë tashmë sapo ka nisur të praktikohet edhe nga disa investitorë shqiptarë. Lidhja online në bursë kërkon regjistrimin dhe hapjen e një llogarie në broker që është ndërmjetësi midis klientit dhe bursës duke derdhur një shumë parash dhe kjo varet sipas mundësisë së secilit.
Në vendin tonë, investitorët që hyjnë në bursa ndërkombëtare janë të rrallë, por ata thonë që gjatë aktivitetit të tyre tregtar kanë edhe fitime. Madje vetëm nëpërmjet internetit, ata kanë arritur dhe në bursa më të mëdha të botës siç është ajo e Nazdak në SHBA.
Ky treg i cili sapo ka filluar dhe tek ne konsiston në blerjen dhe shitjen e aksioneve të një kompanie të huaj, duke marrë pjesë në fitime apo në humbje. Është ende herët për të thënë që këta investitorë shqiptarë janë të suksesshëm, por secili prej nesh nëpëmjet internetit ka mundësinë të hyjë në këtë treg dhe të shpresojë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/