Samiti i Egjiptit mbledh lideret me te medhenj te botes (16 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Vëmendja e opinionit botëror është mbërthyer sot në Egjipt. Vendi i piramidave sot ul përballë njëri tjetrit armiqtë shekullor të Izraelit dhe Palestinës. Kanë mbërritur në Sharm El Shaik Presidenti i SHBA-së Bill Klinton i shoqëruar nga sekretarja e shteti Ollbrajt. Kryeministri izaelit Barak, lideri palestinez Arafat, mbreti i Jordanisë Abdullahu i II-të, presidenti egjiptian Mubarak, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan si dhe komisoneri i Politikës së Jashtme Havier Solana.
Për të ndalur dhunën e madhe në Lindjen e Mesme, duket tashmë se konflikti ka marrë përmasa të paparashikueshme. Baraku në takimin e tij me presidentin egjiptian është shprehur i prerë se ka bërë ç'është e mundur për të evituar dhunën. Dhe në takimin me Klinton, Barak është shprehur se ka bërë maksimumin për ndalimin e situatës së krijuar. Pala izraelite kërkon të stabilizojë situatën në territoret e pushtuara dhe arrestimin e disa pjesëtarëve islamikë të implikuar në akte terroriste./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended