Risia nga Green Coast, shkëmbim të pushimeve në 3600 resorte në 80 vende të ndryshmenë të botës

  • 4 years ago
Të shkëmbesh vilën e pushimeve, e mbi të gjitha në një vend tjetër të botës, tashmë nuk është aspak e pamundur.

Green Coast Resort & Residences në Plasë të Vlorës, në bashkëpunim me kompaninë amerikane Interval International, mundëson që klientët e saj tashmë të pushojnë në resortet më të mira të botës. Pjesë e këtij rrjeti janë mbi 3600 resorte në 80 vende të ndryshme, si në SHBA, Evropë, Azi dhe Amerikën Jugore.

?Exchange Service? ose e quajtur ndryshe platforma e shkëmbimit të pushimeve është risia e radhës në Green Coast Resort&Residences. Është një produkt inovator dhe pothuajse i panjohur në tregun Shqiptar. Në bashkëpunim me një nga kompanitë lider në industrinë e turizmit që është Interval Internacional, tashmë resorti jonë është bërë pjesë e një rrjeti gjiganti resortesh që janë pjesë e kësaj platforme në të gjithë botën si në SHBA, Meksikë, Dubai, Brazil etj. Çdo banor aktual në Green Coast Resort dhe çdo klient i ri që do bëhet pjesë e këtij resorti ka mundësinë e shkëmbimit të vilës së tyre apo apartamentit me vila dhe apartamente të ngjashme në resortet, që janë pjesë e kësaj platforme në të gjithë botën, vetëm me një kuotë minimale. Krahas faktit që klientët tanë kanë një pronë në resortin më prestigjioz në Shqipëri, siç është Green Coast Resort &Residences, ata sigurojnë edhe pushime të garantuara në destinacionet më të kërkuara  të botës. Është një arritje e padiskutueshme për Green Coast &Residences të antarsohet dhe të nënshkruaj një marveshje me interval International, një nga dy kompanitë e vetme lider, që ofrojnë ketë platformë?, tha Menaxherja e Shitjeve, Ermira Bala.

Për t?u bërë pjesë e këtij projekti, pothuajse të panjohur më parë nga tregu shqiptar, Menaxherja e shitjeve, Ermira Bala shprehet se Green Coast ka kaluar në një proces skanimi të çdo komponenti.

?Në fakt ishte një proces kompleks dhe i ndërlikuar, ku Green Coast u studiua dhe u skanua në disa aspekte të tij, duke filluar nga arkitektura, cilësia e ndërtimit, mënyra e arerdimit dhe cilësia e shërbimit që ne ofrojmë në resort. Falë standardeve qe ne kemi dhe ofrojmë, tashmë Green Coast Resort &Residences arriti të bëhej pjesë e resorteve më prestigjioze në botë?, u shpreh Bala. 

Programe dhe platforma të tilla nuk janë vetëm avantazhe për turistët, por kanë kontribut të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe mund ta rreshtojnë Shqipërinë mes destinacioneve të preferuara turistike në botë.

Green Coast, një nga projektet më ambicioze në sektorin e turizmit në vend ku pushimet e ëndrrave bëhen realitet, është pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet investuese më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Recommended