Report TV - Samiti i Tiranës/ Meta mbledh liderët e Ballkanit, i pranishëm edhe Vuçiç
  • 5 years ago
TIRANE-Sot në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës Ilir Meta po zhvillohet Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, ku marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Ne samitin e sotëm janë të pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Milorad Dodik i Bosnje-Hercegovinës. Duke qenë se ky samit përkon më Javën e Europës, të ftuar nderi janë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Samiti synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t?u integruar në Bashkimin Europian. Kjo nismë, e nisur që në vitin 2010, ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Në mbyllje të Samitit, liderët do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit
Recommended