Liderët e Ballkanit takim me Mogherinin në Bruksel - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen sot në Bruksel me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme Federica Mogherini.Në takim do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Bosnjë Hercegovinës Denis Zvizdi?, si dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, dh ai i Malit të Zi, Milo Gjukanovic.Presidenti i Këshillit Europian do të mirëpresë në Bruksel presidentin serb Vuçiç, e më pas kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.Temë kryesore e tryezës me udhëheqësit e gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, do të jetë situata aktuale në rajon dhe perspektiva europiane.Sipas agjendës, takimi i liderëve të rajonit me përfaqësuesen e lartë Mogerini do të mbahet ne drekë dhe i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mire, Johannes Hahn.Pas bisedimeve, Mogherini e Hahn do të zhvillojnë takime të ndara me Zoran Zaev, si dhe me e presidentin e Malit të Zi, Djukanoviç.

Recommended