“Mini Shengeni”, liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Liderët e Ballkanit Perëndimor këtë të shtunë kanë nisur në Tiranë Samitin e Trete Rajonal, i njohur ndryshe si Minishengeni Ballkanit. Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe ai malazez Milo Gjukanovic, po marrin pjesë në sesionit plenar. Më pas do të vijohet me takimin e delegacioneve përkatëse, që do të diskutojnë më në detaje çështjet e bashkëpunimit. Rezultatet e samitit të Minishengenit do të prezantohen në dreke, në një konferencë te përbashkët për shtyp. Ne qender te diskutimeve jane kater lirute themelore te bashkimit europian: lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave, e kapitalit si dhe krijimi i lehtësirave në sektorin e shërbimeve. Ne samit mungon Kosova, pasi presidenti Thaçi deklaroi se nuk do te marre pjese ne asnje tryeze ku ndodhet presidenti vucic qe mohon masakrat ne Kosove.

Recommended