Presidentja e KE-së: Periudhë e rëndësishme për raportet BE-Ballkan

  • 4 years ago
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Europian duhet t?i përmbushë premtimet që u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit.


Në këtë aspekt, muajt e ardhshëm janë ?vendimtarë?, tha von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.? Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit ? nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t?i kryejmë detyrat tona, tani?, tha von der Leyen.

Ajo theksoi se duhet mundësuar nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse, sipas saj, këto dy vende e kanë kryer pjesën e tyre të obligimeve dhe se tani i takon palës europiane të përmbushë premtimin. Në tetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar nisjen e negociatave me këto dy vende, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kanë përmbushur kushtet.Vendimi është bllokuar nga Franca, e cila ka kërkuar reforma të mëtejshme nga to, por edhe reformim të procesit të zgjerimit.

Për rrjedhojë, deri në fund të janarit, Komisioni Evropian do të dalë me një metodologji të re për negociatat e pranimit, e cila më pas duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të BE-së. Me Bashkimin Evropian aktualisht kryeson Kroacia. Samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Zagreb në muajin maj./ Irida Vasia/

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KE#BE#TopChannel

Recommended