Ora News - Harxhi: S'di ku i gjen raportet BE për këtë sukses të jashtëzakonshëm të Shqipërisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edith Harxhi, Drejtore e "Albanian Policy" e ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, ka shpërthyer në akuza ndaj BE-së që sipas saj, ka mbështetur stabilitetin në kurriz të demokracisë.

Harxhi: Është e bllokuar Gjykata Kushtetuese? Është! Institucioni më i lartë kushtetues në vend. Edhe Parlamenti është i bllokuar. Ajo lloj kakofonie që ndodh çdo të enjte. Sot keni pasur bllokim të Teatrit Kombëtar, gati ishte në bllokim Universiteti. Këtu nuk funksionon demokracia. Për hir të stabilitetit, BE ka kërcënuar elementët më bazë të demokracisë. Sepse janë mundur që të shohin çështjen e stabilitetit, duke nënvlerësuar çështje të tjera duke lejuar dhe mbajtur me hatër shumë liderë. Deklaratën që bëri zonja Mogherini ku fliste me superlativa për reformat që ka bërë Shqipëria përfshirë reformën në drejtësi. Pse është kjo Shqipëria? Ne jetojmë këtu çdo ditë.

Nuk arrij të kuptoj se ku i gjejnë zyrtarët e BE këto raporte që i marrin që të shohin këtë përmirësim të jashtëzakonshëm të Shqipërisë përfshirë edhe reformën në drejtësi, e cila për mua nuk ka filluar por më duket se ka dështuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/harxhi-sdi-ku-i-gjen-raportet-be-kete-sukses-te-jashtezakonshem-te-shqiperise

Recommended