Radio Televizionet licensat - (3 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

101 radio dhe televizione shqiptare janë rregistruar në garën për marrjen e licensave kombëtare, lokale e kabllore. Janë 19 pronar të televizioneve private që kanë kërkuar licensë kombëtare, ndërsa 43 televizione janë kandidat për licensë lokale. Për radiot janë 6 kërkesa për radio kombëtare dhe 31 kërkesa për radio lokale. Vetëm dy TV në Fier dhe Vlorë, kërkojnë licensë për transmetimet kabllore.
Formularët me të dhënat financiare dhe projektet teknike do të dorëzohen brenda datës 11 Maj, ndërsa në fillim të Gushtit Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, do të ndaj licensat e para kombëtare dhe lokale për RTV private.

Kryetari i KKRTV Sefedin Çela thekson se pronarët e RTV, duhet të paraqesin projektet teknike të hartuara nga specialist të licensuar pasi nëse të dhënat e deklaruara rezultojnë të pavërteta ata humbasin të drejtën e transmetimit. Ky këshill do të verifikoj gjithashtu garancitë bankarë të bashkëpronarëve në një radio televizion. Përsa i përket numrit të licensave kombëtare për RTV private Çela u shpreh:

Sefedin Çela:- ?Për Shqipërinë nga konventa e Gjenevës e vitit ?84, janë dhënë 4 transmetues të nivelit kombëtar në radio në FM dhe rekomandimet për dy transmetues kombëtar në televizion. Por këto janë të parakorduara me fqinjët, sepse është problemi i vendeve të vegjël që kanë shumë fqinj, për të shmangur mundësitë e interferencave, e ndërhyrjeve në sinjalet e njërii-tjetrit. Mendojmë të propozojmë në termin radio ose televizion lokal, të ketë një shtrirje gjeografike nga bashkitë deri në njësitë administrative që përfshin një prefekturë?./tvklan.al

Gazetar ?Vledimir Lame