GLPS: “Pronto” paraqet dështimin e sistemit të drejtësisë

  • 4 years ago
Mënyra sesi u trajtua rasti ?Pronto? është cilësuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) si dështim i sistemit të drejtësisë në Kosovë.


?Mënyra e trajtimit të rastit ?Pronto?, paraqet dështimin më të madh te sistemit të drejtësisë në vitin e kaluar, e me theks të veçantë atë prokurorial, i cili ka dështuar në ndjekjen e krimit dhe përfaqësimin e interesit publik me anë të të cilës nuk janë ndëshkuar dukuri si nepotizmi, korrupsioni, punësimet partiake?, shprehet Rreze Hoxha.

Sipas saj Hoxhës, ?Pronto?, shkaktoi shqetësim të madh në publik sepse për të parën herë në Kosovë, përmes mediave u zbuluan dhe publikuan veprimet dhe metodat e punësimit të disa individëve në pozicione shtetërore, apo ndërhyrjet e funksionarëve të lartë publikë e partiakë. GLPS-së thotë se Prokuroria Speciale ngriti akuzë për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të qytetarëve në vend që aktpadia të përqendrohej tek shpërdorimi i detyrës.

Ngritja e aktakuzës prillin e vitit 2018, pasoi një periudhë të gjatë hetimesh që fillesat I patën gushtin e 2016-tës ndaj ish deputetit të Partisë Demokratike, Adem Grabovci. Hetimet nisën pas publikimit të përgjimeve nga bisedat ku shfaqej ndikimi i ushtruar nga Grabovci e zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici..

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#GLPS#TopChannel