Report TV -PD-ja kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, Kaso: I takon një reforme më të thellë

  • 4 years ago
TIRANE-Partia Demokratike nuk është pro ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor në Shqipëri. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, por në Shqipëri sipas tij, problemi nuk është këtu, por te demokracia e brendshme e partive. Për Kason për momentin duhet të diskutohen cështjet më emergjente të Reformës Zgjedhore, ndërsa sistemi sipas tij i takon një reforme më të thellë kushtetuese. "Nuk besoj se ka një sistem të mirë apo të keq që favorizon shit-blerjen e votave, grupet kriminale apo dhënien e tenderave. Sistemi i takon një reforme më të thellë kushtetuese. Duhet të nisë me vërtetësi dhe pa paragjykime. Së pari duhet të diskutojmë pse ka dështuar sistemi aktual" tha ai.

Recommended