Hajdari e lumtur: Ditë historike, çështja e ndryshimit të sistemit u fut në shinat e duhura!

  • 4 years ago
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit, Rudian Hajdari ka dalë e buzëqeshur duke thënë se më në fund kërkesat e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për të futur në diskutim ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura u morën parasysh. Hajdari tha se kjo është një ditë historike për vendin pasi po rishikohet Kushtetuta për një çështje të rëndësishme, ajo e ndryshimit të sistemit zgjedhor ku do i rikthejë parlamentit sovranitetin e duhur dhe shqiptarët do të mund të vendosin vetë për fatet e tyre.

Hajdari tha se ky është një proces që kërkon kohë pasi po flitet për rishikimin e Kushtetutës, por u shpreh besimplotë se kjo çështje dhe ky proces ka hyrë në shinat e duhura.

"Kjo çështje ka një mbështetje shumë të gjerë për t'i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Do të ndjekim çdo rrugë institucionale dhe ligjore për ta çuar këtë betejë deri në fund. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi duke diskutuar me anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të diskutuar ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me lista të hapura. Ka ardhur koha të shtyjmë mazhorancën të plotësojë këtë kërkesë të opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile.

Recommended