Rudina Hajdari: Ndryshim sistemit zgjedhor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Te gjithe anetaret e opozitës munguan mbrëmjen e se henes ne mbledhjen e komisionit te reformës zgjedhore, por ky do te mbetet nje episod i vecuar pasi bashkekryetarja e komisionit te reformes zgjedhore Rudina Hajdari ka konfirmuar se do te jene pjese e mbledhjes se ardhshme.Dhe ceshtja qe do te vendoset per diskutim do te jete ndryshimi I sistemit zgjedhor.Opozita e re ka vendosur te mbështesë propozimin e nismës Thurje per nje sistem proporcional te pastër me lista te hapuraRudina Hajdari e ka bere te qarte se duhet nje reforme zgjedhore reale, e jo nje marrëveshje mes PD e PS.Te henen per me shume se nje ore partia socialiste priti përfaqësuesit e opozites qe te shkonin ne mbledhjen e komisionit te reformes zgjedhore, por përveç Nimet Musait askush tjetër nuk shkoi.Burime nga opozita sqaruan per Vizion Plus se deputetet e opozitës vendosen te mos shkonin ne mbledhje pasi ende komisioni nuk ka nisur te shqyrtoje ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili përben kërkesën e vetme te opozitës.

Recommended