Basha: Ndryshim sistemit zgjedhor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor te miratuar me konsensus ne prillin e 2008. Pasi dorëzoi ne kuvend kërkesën per ngritjen e nje komisioni te posaçëm per reformën elektorale, kreu i PD Lulzim Basha ka shmangur pozicionimin pro nje sistemi te caktuar zgjedhor, por ka theksuar se ndryshimi i sistemit duhet te jape 3 garanci.Ndryshimi i sistemit kërkon ndërhyrje ne Kushtetute dhe 94 vota e PD, nuk mund te ndryshoje asgjë pa konsensusin e Partisë Socialiste. Basha është shprehur pro idesë se votimit te emigranteve, por duke garantuar votën e lire. Ne lidhje me debatet e fundit pas shfaqjes se fotografive te ish-diktatorit Hoxha ne festimet ne Peze, Basha ka lajmëruar se PD do te kërkoje hartimin e nje ligji te posaçëm kundër tyre.Marrëveshja e 18 majit mes Bashes e Rames parashikonte reforme kushtetuese dhe zgjedhore, por tashme qe lideri i opozitës Basha deklaroi se kjo marrëveshje ka vdekur, nuk dihet se si do te ndërtohet bashkëpunimi per ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Recommended