Ndryshimi i sistemit, në Kuvend/ Parlamenti voton në 30 korrik - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 30 korrik parlamenti do të vendosë për fatin e sistemit zgjedhor, nëse ai do të ndryshojë apo sistemi rajonal proporcional do të aplikohet për herë të 4 në Shqipëri.Këshilli i legjislacionit së bashku me komisionin e ligjeve diskutuan nismën e opozitës parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve për deputet.Kërkesës së hershme për ndryshimin e sistemit, deputetët që kanë dalë nga listat e Pd dhe Lsi i kanë shtuar edhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut 5% si kufiri minimal për të marrë një mandat deputeti.Por edhe pse e kanë shkruar vetë propozimin, deputetët e opozitës kërkuan që ky prag të ulet.Por për të ndryshuar sistemin zgjedhor që është në kushtetutë duhen 94 vota dhe nisma është e dështuar pa konsensusin e socialistëveSistemi proporcional rajonal me lista të mbyllura është miratuar në vitin 2008 vetëm pak javë pas tragjedisë së Gërdecit, me marrëveshjen Rama-Berisha. Prej atij momenti as socialistët dhe as demokratët nuk kanë ndërmarrë hapa për ta ndryshuar pavarësisht deklaratave publike kundër kësaj marrëveshje. Por nga ana tjetër heqja e koalicioneve parazgjedhore është një kërkesë e hershme e partisë socialiste, e cila gjithnjë është kundërshtuar ashpër nga demokratët, pasi nëse ndodh favorizon Ps, e cila prej më shumë se dy dekadash del forcë e parë në Shqipëri dhe rrjedhimisht merr të drejtën për të krijuar qeverinë.Në këtë situatë socialistët ende nuk e kanë deklaruar votën e tyre në lidhje me ndryshimin e kushtetutës, por marrëveshja e 5 qershorit e arritur me ndihmën e ambasadorëve të SHBA, BE e Britanisë së Madhe parashikon se nuk ka dakordësi për ndryshimin e sistemit.Nëse kjo marrëveshje respektohet, qëllimi i opozitës parlamentare për të hapur listat ka dështuar.

Recommended