Dënimi i mjekëve/ Prokuroria kundër ndryshimit të Kodit Penal: Të jetë termi pakujdesi

  • 5 years ago
Prokuroria kundërshton ndryshimet ligjore në kodin penal sa i përket mjekimeve të pakujdesshme nga ana e mjekëve, për heqjen e termit gabim mjekësor dhe zëvendësimit me termin neglizhencë. Në komisionin e shëndetësisë të zhvilluar ditën e sotme, prokurori Kujtim Luli propozoi që të mos përdoret termi "neglizhencë".

?Fjala neglizhencë në doktrinën e të drejtës penale është një fjalë e huazuar dhe prandaj dhe përkthehet pakujdesi kështu që duhet shënuar ashtu siç e kërkon teknika legjislative e kodit penal?, tha Luli.

Ndërsa mjekët i qëndruan propozimit të tyre për shfuqizimin e dënimeve penale për mjekët. Ndër të tjera kërkuan që mjekët të mos arrestohen menjëherë, pa u bërë hetimet paraprakisht.

?Ose ne të biem dakord që ta lëmë këtë nenin si pakujdesi, dhe të ulim masën e dënimit ose përndryshe t'i heqim fare nenet përkatës edhe mjekët të gjykohen sipas kodit penal. Mjekët do ikin nga spitali dhe përfundojnë si mjekë lagjesh", u shpreh Enver Roshi.

Deri më sot mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun deri në 5 vite burg. Gjithashtu ndryshime në projektligj u bënë edhe për shkaktimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS.

Recommended