'S'ka zgjedhje!', Berisha thirrje socialistë: Largojeni Ramën...ose dënimi do jetë tepër i rëndë!

  • 5 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje thirrjeve të ashpra nga ndërkombëtarët për mos djegien e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Thotë se nuk beson që qëndrimet e tyre të kenë qëllim të keq, por i bën thirrje atyre të vijnë në Shqipëri dhe të shohin një realitet që sipas tij është ndryshe nga ai që i ofrohet në dosje në tavolinat e tyre.

"Në mënyrë të padiskutueshme asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një veprim të tillë, por me këtë rast duhet të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm, mos pranimin për të mos qenë fasadë e së keqes dhe daljen në fushë betejë për të mbrojtur vlerat e shoqërive të lira. Kam mirëkuptim për kritikën, por u bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin në Shqipëri, dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht ndryshe nga ai që mund të kenë në dosje realitetin e vënë në tavolinë", tha Berisha.

Recommended