Kreu shtetëror bën thirrje për zgjedhje të drejta dhe demokratike
  • 4 years ago
Dalja në votimet më 15 korrik, sipas kryeministrit Oliver Spasovski, nuk nënkupton rrezik për shëndetin e qytetarëve. Kryeministri ftoi të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje të respektojnë masat dhe protokollet e institucioneve shëndetësore.

E drejta e qytetarëve për të shfrytëzuar votën e tyre, nuk do ta rrezikojë shëndetin e tyre. Bazohem te epidemiologët të cilët theksojnë se procesi i votimit nuk i ekspozon qytetarët në rrezik, nëse i respektojnë masat. Në vendvotim vonohemi 3 deri 5 minuta që është më shkurt se shkuarja në market ose në treg. Është e rëndësishme ta kuptojmë se duhet t?i mbajmë maskat dhe të mbajmë distancë - tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Ndërkohë, Presidenti Stevo Pendarovski kërkoi fushatë të sigurt në aspektin shëndetësor dhe përgjegjësi nga institucionet kompetente, të punojnë në mënyrë profesionale.

Të gjithë pjesëmarrësit në proces të ndikojnë që zgjedhjet të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, me fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët edhe për qytetarët, me dinjitet dhe gjithëpërfshirëse. Institucionet kompetente të punojnë në mënyrë profesionale, në përputhje me parimet e përgjegjësisë, barazisë dhe paanshmërisë. Qytetarët të dalin dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, pa frikë dhe presione dhe të vendosin vetë për cilin opsion do ta japin votën dhe besimin e tyre - shkroi në FB Stevo Pendarovski, President.

Presidenti u bëri thirrje mediave për raportim të drejtë dhe objektiv, pasi pandemia do të ndikojë në reduktimin e kontakteve direkte mes kandidatëve dhe qytetarëve.

Fatlume Dervishi
Recommended