Senatorja italiane: Politika shqiptare t'i kushtojë më shumë vëmendje sistemit të drejtësisë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Senatorja italiane Emma Bonino i bën thirrje politikës shqiptare dhe veçanërisht qeverisë që t'i kushtojë më shumë vëmendje sistemit të drejtësisë.

Për Ora News ajo shprehet se tashmë është bërë shumë punë dhe se nuk duhet të ndalet angazhimi për integrimin në Bashkimin Evropian.

Emma Bonino: Unë mendoj se Shqipëria mes shumë vështirësish që ka pasur ka bërë hapa të rëndësishme përpara. Natyrisht atmosfera e 27 vendeve anëtare të BE nuk është kaq entuziaste për të pranuar zgjerimin me vende të reja të Bashkimit Europian, por këtë gjë Shqipëria e dinte që më parë. Mendoj se është mjaft e rëndësishme ruajtja e gjithçkaje të arritur deri më sot, ecja përpara pasi nuk ka gjë më delikate sesa politika e klima jo aq miqësore sot e vendeve anëtare mund të ndryshoj. Unë mendoj e u them miqve shqiptarë, por dhe në përgjithësi atyre europianë se kjo është rruga e duhur e nuk duhet të ndalen as nga pengesat e as nga opinionet ndryshe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/senatorja-italiane-politika-shqiptare-ti-kushtoje-me-shume-vemendje-sistemit-te-dejtesis
Recommended