“Los Blancos” vazhdon, Gjeneral Governale për Ora News: Bandat shqiptare janë shumë të ashpra
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Operacioni ?Los Blancos?, i cili çoi në pranga 11 shqiptarë të akuzuar si pjesë e karteleve të trafikut të kokainës, nuk është mbyllur ende. Drejtori i Departamentit të Antimafias Italiane, Gjeneral Giuseppe Governale, në një intervistë ekskluzive për Ora News, ka pohuar se për këtë rast por edhe për dosje të tjera të luftës kundër krimit të organizuar nevojitet bashkëpunim dhe kordinim mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare.

Operacioni i antimafias italiane i koduar ?Los Blancos? i cili arrestoi 11 shqiptarë të akuzuar si anëtarët e një e karteli droge që trafikonte tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, ende nuk është mbyllur.

Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale, foli për hetimet e këtij rasti në një intervistë për ?RTV Ora News?.

Gjenerale si prezantohet sot aktiviteti kriminal i mafias shqiptare në Itali?

Gjeneral Giuseppe Governale: ?Situata e sotme e aktivitetit kriminal të mafias shqiptare në Itali, paraqitet në veçanti mjaft delikate. Ne i kushtojë vëmendje komunitetit shqiptar në Itali, i përbërë përgjithësisht nga njerëz korrekt. Por ekziston dhe realiteti i organizimeve kriminale shqiptare që veprojnë me kokëfortësi në territor e në mënyrë të ashpër. Madje shihen me respekt e frikë nga organizma të ngjashme kriminale italiane.?

Pak ditë më parë realizuat një megaoperacion në bashkëpunim me autoritetet policore të disa vende të Europës , e që çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë. Për herë të parë përdorët emërtimin ?kartelë droge shqiptare? e që deri më sot cilësonte narktrafikantët latinoamerikanë. Është ky një sinjal që situata kriminale e narkotrafikantëve shqiptare po vjen e përkeqësohet?

Gjeneral Giuseppe Governale: ?Situata nuk është se po përkeqësohet por është veçanërisht delikate dhe një problem që duhet përballuar e zgjidhur me vetëdijen se duhet një sinergji bashkëpunimi mes forcave të policisë italiane me ato shqiptare. Këtë gjë tashmë e kemi nisur.?

A është konsiderohet i mbyllur megaoperacioni ?Los Blancos??

Gjeneral Giuseppe Governale: ?Jo?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/los-blancos-vazhdon-gjeneral-governale-per-ora-news-bandat-shqiptare-jane-shume-te-ashpra/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended