Shkupi vazhdon kryesimin me më shumë raste, qytetarët respektojnë pjesërisht masat

  • 4 years ago
Qyteti i Shkupit dhe komunat e tij vazhdojnë të jenë vatër e rasteve të reja të virusit Korona. Gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytete janë regjistruar 100 raste të reja dhe 4 viktima. Më shumë raste aktive vazhdojnë të kenë Çairi 352, Gazi Baba128, Aerodromi127, Komuna Qendër 123, Buteli 117, Saraj 109 dhe Karposhi 108 raste aktive.

Masat si mbajtja e maskave dhe distanca, në këto komuna të kryeqytetit, respektohen pjesërisht.

Shëndetësia kur të thotë që duhet të respektohen do lige që janë rrezik për shëndetin e njerëzve, jo vetëm njëri por të gjitha familjet duhet ti respektojnë që të dalim prej kësaj situate.

Ato që janë njerëz ato i respektojnë, ato që nuk janë njerëz nuk i respektojnë. Unë kam djem, kam reja, çika, absolutisht nuk i lë të dalin jashtë pa maska.

Ka shumë të padisiplinuar në qytet. Andaj edhe paraqiten shumë, u bëmë vatër.

Nuk lëviz shumë, por ata që i shoh kanë masa, si maska dhe të tjera. Sillen normalisht, jo shumë në formë ekstreme që të trembemi prej situatës.

Rreth 20% e qytetarëve që nuk e respektojnë atë masë, i rrezikojnë qytetarët tjerë.

Shoh që njerëzit më të moshuar i respektojnë më shumë se të rinjtë.

Në Shkup në 24 orët e fundit ka vetëm 11 të shënuara. Gjithsej 1591 janë raste aktive me virusin korona.

Mefail Ismaili

Recommended