Shtohen rastet me COVID, qytetarët nuk respektojnë masat! Në tregun e Kombinatit hiqet tuneli

  • 4 years ago
Sot ka qenë numri më i lartë i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, që prej nisjes së pandemisë. Një nga arsyet për përhapjen e këtij virusi është edhe mos respektimi i distancimit social. Situata paraqitet problematike në tregun e Kombinatit, ku edhe pse nga ana e autoriteteve shëndetësore bëhet thirrje për respektim të masave, tuneli dezinfektues i vendosur në fillim të pandemisë tashmë nuk është më.