Report TV -Qytetarët nuk respektojnë masat dhe orarin! Në Kombinat shëtisin në grup

  • 4 years ago
Kjo e diel nisi me grumbullime që në mëngjes me orarin e pensionistëve dhe më pas me prindërit dhe fëmijët gjatë gjithë ditës. Qytetarët, përtej orarit të lejuar, shëtisnin e bisedonin pa u shqetësuar aspak. Një gjë e tillë duket edhe në videon e Report TV gjatë një inspektimi në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku edhe pse orari shënon 19:30 ka prani të madhe të njerëzve në rrugë dhe të grumbulluar.

Ndoshta të gjithë duhet të kuptojnë se me këtë sjellje të papërgjegjshme po rrezikojnë dhe minojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe jo vetëm të tyren dhe njerëzve të dashur.

Videot në fakt janë alarmuese që hedhin poshtë të gjithë punën dhe sakrificat e bëra deri më tani nga të gjithë ne, por edhe masat lehtësuese të marra deri tani mund të kthehen pas dhe të vendoset sërish kufizime deri sa qytetarët të kuptojnë se kjo nuk është një lojë.

Recommended