Report TV - Harrojnë virusin, qytetarët nuk respektojnë masat dhe orarin! Shëtisin në grup

  • 4 years ago
Ora 17:30 do të shënonte dhe fundin e liri-daljes për prindërit me fëmijët, por duket se udhëzimet e qeverisë kanë rënë në vesh të shurdhët. Qytetarët duke përfituare nga koha e mirë, kanë harruar gjënë kryesore, atë të mbrojnë vetën dhe familjen e tyre nga virusi, që është ende prezent mes nesh.

Qytetarët kanë krijuar grumbullime në rrugë e parqe dhe në shumicën e raste pa maska mbrojtëse sikur të ishte një ditë normale pushimi duke harruar që vendi është në karantinë për shkak të pandemisë dhe se virusi nuk pyet nëse vetë qytetarët nuk ndërgjegjësohen të respektojnë masat dhe distancimin fizik.

Recommended