Report TV -Në rresht për 2, mbi trotuarë...Shkaktarët e 'heshtur' të trafikut!

  • 4 years ago
TIRANË - 145 shoferë janë ndëshkuar në ditë përgjatë 2019-ës për parkimin e automjetit në mënyrë të gabuar, kryesisht parkim "dysh", duke vendosur makinat përbri njëra-tjetrës e duke u kthyer kështu në burim kryesor të bllokimit të trafikut në kryeqytet. Burime zyrtare nga Policia Rrugore e Tiranës, thanë se viti që lamë pas është përmbyllur me 52.834 masa administrative në total kundrejt shoferëve që kanë parkuar gabim.

Nisur nga kjo shifër, kamera e Report Tv bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore në kryeqytet, ku vihet re se makinat e parkuara gabim, në trotuar, në rresht për dy, në vendkalime këmbësorësh, apo në korsitë e dedikuara për biçikleta e autobusë, janë kthyer në trend!

Recommended