Report TV -Rama dekoratë të rrallë për heronjtë e heshtur të huaj, veçon mesazhin e SHBA

  • 4 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar trupat e kërkim shpëtimit të vendeve të BE-së dhe të tjerëve që morën pjesë në operacionet për nxjerrën e njerëzve nga rrënojat pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit në Shqipëri. Kreu i qeverisë u dha komandantëve të këtyre njësive medaljen e rrallë, që nuk është akorduar asnjëherë më parë "Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional'. "Është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë 'Medalje e Artë për Vlerësim Profesional'. Por lumë ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditen në radhën e atyre që janë pas këtyre trupave që për na përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë ndër gjerat më të çmuara dhe dua që t'iu lutem që t'i përcillni bashkë me medaljet të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehën më të ndjerë të mirënjohjes në emër të popullit shqiptar dhe urimin më të madh për një vit sa më të lumtur në familjen e tyre" tha ai.

Recommended