Meta komenton mesazhin e diplomatit të huaj: Ekspertët ndërkombëtarë ishin bërë njësh me Ramën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në mes të akuzave për dështimin e reformës në drejtësi, presidenti Ilir Meta theksoi dhe një herë se është i vetmi aktor i përgjegjshëm dhe me integritet në këtë çështje. Kreu i Shtetit paralajmëroi se nga ana e tij nuk do të ketë më përpjekje për bashkim të palëve politike, pasi ato u shuan me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edhe një herë presidenti i Republikës, Ilir Meta, drejtoi gishtin te ndërkombëtarët, duke i akuzuar se po përpiqen ta bëjnë palë përgjegjëse në dështimin e reformës në drejtësi.

Por në intervistën e dhënë për të përditshmen "Albanian Daily News", Kreu i Shtetit ka një tjetër mendim për rolin e tij kunddrejt reformës në drejtësi.

Pyetje: Cili ishte thelbi i mesazhit të diplomatit të huaj?

Presidenti Meta: Ky mesazh po publikohet mbas 7 muajsh, pikërisht sepse është më aktual se kurrë dhe shërben si një kambanë alarmi për të gjithë. Ai tregon se ishte i domosdoshëm si një akt sovraniteti, transparence, por edhe paralajmërimi, për çdo aktor që mban përgjegjësi për dështimet e rënda të Reformës në Drejtësi dhe që tenton ta ndajë këtë dështim me të vetmin aktor të përgjegjshëm, me integritet, super-bashkëpunues, dhe paralajmërues për këto pasoja të zbatimit të njëanshëm dhe në errësirë të Reformës në Drejtësi që është Presidenti i Republikës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-komenton-mesazhin-e-diplomatit-te-huaj-ekspertet-nderkombetare-ishin-bere-njesh-me-ramen


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended