Konflikti Iran-SHBA/ Rama: Jemi në duar të sigurta..Nuk ka arsye të ndihemi të rrezikuar

  • 4 years ago
A rrezikon Shqipëria për shkak të muxhahedinëve. a ka nivel të shtuar të sigurisë?

"Kjo është një temë dhe çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një verim që i bën nder Shqipërisë,ë në vazhdën e traditës shqiptare, në vazhdën e një aleance strategjike të panegciueshme dhe të padiskutueshme me SHBA për të mikpritur një grup njerëzish që janë në rrezik për jetën. Siç shkruhet në marrëveshjen e bërë, ata në Shqipëri janë si rezultat i një operacioni humanitar jo politik. Ndërkohë që kemi jetuar në diktaturë, dhe ne e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat, regjimet totalitare, dhe janë të obseduar për të kontrolluar gjithçka dhe për të asgjësuar çdo kundërshtar. Shqipëria e diktaturës ishte vend i vogël me resurse shumë minimale në raport me Iranin dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë pikat ku kishte armiqtë e brendshëm të regjimit".

Unë nuk besoj që kjo e ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi arsye ta besojmë këtë, se ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë, dhe kur është puna tek inteligjenca ata janë të pakonkurrueshëm botërisht, dhe në këtë rast ne jemi në duar të sigurta, kur është fjala tek marrja e informacionit. Nuk kemi arsye objektive të besojmë që ka një ekspozim të veçantë. Jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces".

Recommended