Report TV Kërcënimet e Iranit/ Rama nga Vjena: Jemi në duar të sigurta! Miratojmë 'zgjedhoren'
  • 4 years ago
VJENE - Për kryeministrin Edi Rama Shqipëria nuk ka arsye të ndihet e rrezikuar nga konflikti që ka shpërthyer mes Iranit dhe SHBA-ve. Pranimi në vendin tonë i opozitës iraniane kundër regjimit, MEK, nuk është një vendim politik, por humanitar për të strehuar njerëz që i rrezikohej jeta në atdhe, tha Rama. Kreu i qeverisë nga Vjena, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e Shqipërisë, tha se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e padiskutueshme dhe se nga kontaktet permanente me aleatët dhe informacioneve të inteligjencës amerikane, nuk ka asnjë rrezik. "Jemi në duar të sigurta", tha kreu i qeverisë. "Nuk kemi arsye objektive të besojmë që ka një ekspozim të veçantë. Jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces", theksoi ai.
Recommended