PD braktis përgjithmonë 'Zgjedhoren'? Basha: S'jemi fasadë! Topi në derën e PS, 2 kërkesa për BE-në

  • 4 years ago
TIRANË- Premtimi për të ruajtur Teatrin Kombëtar nuk mundi të mbahej. Zotimit të përbashkët publik të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të shfuqizuar ligjin për shembjen e Teatrit, nuk i mbeti gjë tjetër veçse firmat në kontratën e 25 korrikut 2019.

Ajo që i bashkon në protesta nuk është vetëm revolta pas shembjes së Teatrit Kombëtar në 04:30 të mëngjesit të së dielës. Prej vitit 2019, Aleanca dhe kryedemokrati Lulzim Basha, shfaqën angazhimin për një sistem zgjedhor ?që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre??Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile?, citohet në kontratën e lidhur verën e një viti më parë.

Thirrjet për largimin e qeverisë Rama mbizotëruan në dy protestat pas shembjes së Teatrit, artikuluar nga artistët, të cilët nuk i lanë podiumin e fjalës politikës. Lulzim Basha e Monika Krymadhi ishin vetëm spektatorë në protestën mbi 2 orë mbajtur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Teatrit Kombëtar që tashmë i kanë mbetur vetëm rrënojat.   Përballë këtyre thirrjeve për rrëzimin e qeverisë, e madje deri në kërkesat ndaj presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Basha duket të jetë një hap larg, asaj që ka kërkuar prej kohësh: Zgjedhjeve të parakohshme.

"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe në kontratën me artistët. Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t?u drejtohen kutive të votimit një orë e më parë për t?i dhënë fund krizës politike dhe ekonomike", tha Basha.

Recommended