Opozita braktis seancen plenare

  • 6 years ago
Deputetët e opozitës braktisën seancën plenare këtë të enjte pasi kërkuan rivotim për ligjin e prishjes së Teatrit Kombëtar në favor të ndërtimit të një të riu.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, duke kërkuar rivotim për ligjin e teatrit tha se "një deputet i mazhorancës kishte votuar për një deputet të opozitës dhe kryetari i Kuvendit urdhëroi që të mblidhej Këshilli i Emërimeve dhe Procedurave, i cili u mblodh dhe në fakt vërtetoi qëndrimin e opozitës. Në fakt votimi i një deputeti të opozitës ishte kryer pavarësisht pretendimeve të palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qenë i parregullt duhet të përsëritet. Unë në emër të opozitës kërkoj që të ripërsëritet ky votim. Meqenëse ju nuk e rregulloni këtë gabim, në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë sepse nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe pse nuk është e nevojshme që të bëhet.?

Por kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e quajti këtë ?shpikje bojkoti për një çështje që nuk ekziston?, duke shtuar se ky bojkot i opozitës vjen vetëm dy ditë pas thirrjes së komisionarit të BE-së, Johannes Hahn ndaj opozitës për të votuar ngritjen e shkollës së Magjistraturës./tvklan.al

Recommended