Report TV -Mbi 400 aplikime online për rindërtimin në Bashkinë Lezhë! Afati i fundit, 29 shkurti
  • 4 years ago
Aplikimet online të programit të rindërtimit për banoret e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit në Bashkinë Lezhë po ecën me ritme të shpejta. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj tha se deri më tani janë kryer mbi 400 aplikime dhe me këto ritme pune procesi pritet të mbyllet para afatit të përcaktuar, që është data 29 shkurt.

'Aplikimet që në javën e parë kanë qenë në masën e 35-40% nga ankesat që kemi marrë dhe janë aplikuar dhe akt-konstatimet që kemi bërë. Bashkë me aplikimin online nis dhe verifikimi i banesës në terren. Si afat procesi i aplikimit online për rindërtimin është deri më 29 shkurt, por në Bashkinë Lezhë mendoj se do mbaroj para afatit', tha Pacaj.
Recommended